SHKURTIMISHT RRETH NESH


Historia e Fondacionit YES është sinonim i vërtetë i sipërmarrësisë. Që nga fillimi i saj në vitin 2005, e deri më sot, Fondacioni YES më shumë se 10 vite bën promovimin dhe përmirësimin e sipërmarries si shtyllë për zhvillimin ekonomik lokal. Me anë të mbështetjes direkte të më shumë se 85 kompanive startup të sukseshme, në kuadër të IT biznes inkubatorit të parë dhe më të vjetër në Republikën e Maqedonisë, Fondacioni YES merr pjesë në krijimin e mbi 350 vendeve të punës, kryesisht për të rinj.

Një nga qëllimet kryesore të fondacionit është që të sigurojë përkrahje të vazhdueshme për të rinjtë që duan të fillojnë biznesin e tyre, me qëllim që të rritet punësimi i tyre duke fuqizuar aftësitë dhe kompetencat e tyre për (vetë) punësim. Në kuadër të biznes inkubatorit, i cili është komponenta më e rëndësishme e Fondacionit YES, ofrohen shërbime të specializuara me anë të së cilave palët e interesuara lehtë mund të fillojnë dhe të menaxhojnë IT biznesin e tyre. Në hapësirën e shpërndarë prej 600 m2 me një kapacitet prej 22 zyrave të pajisura plotësisht, mbrenda ditës vijnë më shumë se 50 persona në punë.


Fondacioni YES organizon edhe trajnime tematike, ngjarje B2B për rrjetëzim, mbështetje të specializuar biznesi, si dhe program për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve. Më shumë se 7,000 të rinj kanë marrë pjesë në evente dhe më shumë se 3000 njerëz morën pjesë në trajnime lidhur me sipërmarrësi dhe industrinë e TIK.
Fondacioni YES është i njohur si një nga aktorët kryesorë në eko-sistemin e sipërmarrësisë në Maqedoni. Fondacioni vazhdimisht përmirëson shërbimet për mbështetje të startup bizneseve me anë të vlerësimit të vazhdueshëm të nevojave të sipërmarrësve dhe sfidat me të cilat përballen ato, me qëllim që të rritet konkurenca e tyre, mundësitë për internacionalizim dhe bashkëpunim biznesi.