Më datë 17.02.2016 (e mërkurë), në ora 11:00 në Hotel Kontinental – Shkup do të mbahet promovimi i projektit “Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës duke fuqizuar potencialin e tyre për punësim”, i cili do të implementohet nga Fondacioni i Sipërmarrësve të rinj (Fondacioni PSM) si udhëheqës i projektit, në bashkëpunim me Zip Institute, Organizatën e Romëve për gra “DAJA” dhe Fondacionin Future 21.
Në eventin promovues do të prezantohet programi i projektit i cili do të mbulojë:
· Trajnime për punësim dhe vetë-punësim, trajnime për të filluar biznes të ri, kurse për IT dhe kurse të gj.Angleze, punë praktike në më shum kompani, punëtori creative si dhe sesione mentorimi;
· Online kurse për zhvillimin e aftësive dhe lançim i një platforme të qëndrueshme për e-mësim;
· Përforcim i trajnuesve nga organizatat civile për pilotimin e kurseve online dhe pordorimin e platformës online;
· Gara për biznes plan më të mirë dhe ndihmë financiare prej 3000 euro për 5 biznes idetë më të mira.
Më shumë informata për aktivitetet e projektit do të mund të gjeni në ueb portalin www.pretpriemac.mk.
Njihuni me mundësitë që i ofron ky projekt dhe paraqituni duke dërguar email ose paraqituni tek Olivera Aritonoska, olivera.aritonoska@yes.org.mk, 03 3103 660.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian. |