Trajanim për zhvillim personal - Parimet e suksesit në bazë të metodës së Jack Canfield

Bëhu versioni më i mirë i vetes!


- A doni t’i realizoni ëndrrat dhe qëllimet tuaj?
- A doni të keni komunikim më të mirë me të tjerët?
- A kërkoni kënaqësi në profesion?
- A jeni në kërkim të sukseve më të mëdha në jetë?
 
Mirë se vini në programin për zhvillim personal! :)

Zhvillimi personal na mundëson që të bëhemi të vetëdijshëm për natyrën personale dhe potencialin tonë të madh që mbajmë në vete. Deri në çfarë mase një person do të sundon është shumë e rëndësishme për të kuptuar arsyen se pse një person ka proges në jetë, ndërsa një person tjetër me të njëjtën shkallë inteligjence nuk e ka këtë progres. Talenti emocional është aftësi e cila përcakton se sa është i madh suksesi nga përdorim i cilësive të cilat i posedojmë.

Informata mbi trajnimin
Data e fillimit: 29 Tetor 2016 (e shtunë)
Kohëzgjatja: 27 orë (të ndara në 6 ditë gjatë ditëve të vikendit)
Orari: 29 dhe 30 tetor, 12 dhe 13 nëntor dhe 19 dhe 20 nëntor (të shtunave nga ora 10.00-15.00 dhe të dielave nga  ora 10.00-14.00)
Lokacioni: YES Inkubatori i biznesit në Autokomandë
Kostoja e trajnimit: 6750 MKD
  • 20% zbritje për studentët dhe të papunët = 5400 MKD (me bashkangjitjen e indeksit ose vërtetimit)
  • 20% zbritje për regjistrimin e dy pjesëmarrësve
  • Në çmim përfshihet edhe certifikata për pjesëmarrje në trajnimi, materialet për trajnim si dhe kafe
  • Mundësi për të paguar me 2 këste
 
Regjistrohuni në linkun e mëposhtëm!
Informata në trainings@yes.org.mk ose në numrin e telefonit 02 3108 891.

Programi i trajanimit (27 orë)
Qëllimi është që të dizajnoni jetën tuaj ideale dhe me sukses t’i largoni të gjitha kufizimet të cilat janë pengesë në realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve tuaja. Në jetën tuaj të përditshme do të jeni dëshmitar të një përvojë të re. Ky trajnim do të ju çon në një nivel të ri të të menduarit dhe të kuptuarit vetveten dhe jetën tuaj.
 
Përmbajtja:
Trajnimi do të zhvillohet në 3 faza. Çdo fazë përfshin një periudhë nga 9 orë. Gjatë trajnimit do të njoftoheni dhe do të punoni në këto çështje dhe parime:
 
  1. Programoni mendjen për më të mirën - Merrni përgjegjësinë për jetën tuaj dhe rezultatet tuaja; Lironi frenat; Vendosni se çfarë doni; Caktoni qëllime; Shiko atë që e don, merre atë që dëshiron; Ndërmerni veprim.
  2. Pastrimi i "dollapit" - Qëndroni të rrethuar me njerëz që ju mbështesin; Praktikoni durim me këmbëngulje; Rregulla e 5; Konvertoni kritikat e brendshme në trajner të brendshëm; Bëhu, bën dhe posedo gjithqka që dëshiron.
  3. Përgatituni për sukses pa kufij – Shijoni frikën dhe bëni gjërat me siguri; Suksesi dhe paratë (të qenurit negativ për para seriozisht do të shkatërron suksesin tuaj financiar); Beso se është e mundur; Qëndro këtu tani.
 
Në këtë proces do të keni mundësi të:
• Rritni besimin;
• Gjeneroni mirëqenie dhe jetë financiare të shkëlqyer;
• Mbani ekuilibër midis punës dhe jetës private;
• Jetoni me më shumë gëzim, pasion dhe entuziazëm. 
 
Kujt i dedikohet trajnimi
Përmbajtja e trajnimit është e përshtatshme për të rriturit dhe të rinjtë, me arsim akademik ose pa arsim akademik, gjegjësisht i përshtatet të gjithë atyre që duan të ri-dizajnojnë dhe të krijojnë llojin e jetës që ata duan, si profesionalisht ashtu edhe jetën private.
 
Mbi ligjëruesen
Katerina Angelovska është trajnere e çertifikuar për sukses në mënyrën e Jack Canfield www.jackcanfield.com, folës motivues dhe krijues i Suksesit pa Kufij http://successwithoutlimits.mk/
E frymëzuar dhe motivuar nga ideja se ne jemi krijuesit e vetë jetës tonë, dhe tek ne qëndron madhësia dhe fuqia për të jetuar llojin e jetës që ne dëshirojmë, dy vjet më parë vendosi që të bën një hap përpara në karrierën e sajë dhe të largohet nga pozita e lartë që kishte në Bankë dhe të bën atë që i jep gëzim, dashuri dhe kënaqësi. Njoftohet me mësimet e Jack Canfield dhe karrierën e tij si trajner për zhvillimin personal dhe pastaj fillon kursin për marrjen e çertifikates nga Grupi i trajnimeve të Canfield, të bazuar në Shtetet e Bashkuara.
Jack Canfield është ekspert udhëheqës në krijimin e performancave të larta për sipërmarrësit, udhëheqësit e korporatave, profesionistëve në shitje, të punësuarit në korporata dhe edukatorët.
Me programin Sukses pa Kufij, Katerina Angelovska plotësisht është e angazhuar për motivimin dhe trajnimin e brezit të sotëm për të gjetur madhësinë dhe fuqinë brenda vetes dhe të bëhen krijuesit e jetës së tyre. Programi është i përshtatshëm si për individë ashtu edhe në mjediset e biznesit.



Aplikimi për këtë trajnim bëhet në linkun e mëposhtëm!
Për më shumë infomata na shkruani në trainings@yes.org.mk ose lajmërohuni në 02 3108 891.
 
Që të rezervoni vendin tuaj, duhet të bëni pagesën jo më vonë se 24 tetor 2016.

 

Kategoritë

Fjalët më të përdorura